Kosova
Baerbock – Vuçiçit: S’mundesh në dy karrige njëkohësisht
Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock akuzoi presidentin serb Aleksandër Vuçiç për sjelljen miqësore ndaj Rusisë dhe për vendosjen e opozitës së tij politike në disavantazh përpara zgjedhjeve të ardhshme.
Ajo, në vizitën e saj në Slloveni, kritikoi Vuçiçin për balancin e tij midis përafrimit me Bashkimit Europian dhe Rusinë në të njëjtën kohë, teksa dhe theksoi se “gjithashtu nxiti tensionet me Kosovën”.
“Kur flasim për zgjerimin, është thelbësore që nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë” – tha ministrja e Jashtme gjermane
Në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të Serbisë më 17 dhjetor, ajo i kërkoi Beogradit të garantojë qasje të barabartë në media për të gjithë kandidatët politikë dhe të ndalojë keqpërdorimin e burimeve të qeverisë në fushatën zgjedhore.