Kosova
Balanca e prishur/ Mungesa e fondeve të BE-së e lë zhvillimin e Kosovës në rrugë të pasigurt

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar se fundmi se Kosova rrezikon te humbasë 900 milionë euro nga Plani i Rritjes së Bashkimit Evropian, për shkak të mosformimit të institucioneve të reja. Në anën tjetër, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se, edhe pa këto fonde, buxheti i vendit nuk rrezikohet.
Por per shume analiste, në aspektin ekonomik, humbja e miliona eurove nga ky plan do të ndikojë në projekte të mëdha infrastrukturore, do të dëmtojë investimet e huaja dhe do të ketë pasoja për bilancin buxhetor dhe borxhin publik. Ndërsa në aspektin politik, humbja e këtyre fondeve konsiderohet se do të dëmtonte edhe perspektivën evropiane të Kosovës.
Njohësi i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi, ka thene se deklaratat e zyrtarëve të BE-së tregojnë se Kosova nuk është e përfshirë në diskutimet për Planin e Rritjes dhe sipas tij, kjo qasje është “e gabuar” dhe “e dëmshme”.
“Kjo jo vetëm që rrezikon integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike, por vë në pikëpyetje edhe vetë mbijetesën ekonomike të vendit. Një ekonomi nën sanksione dhe e izoluar nuk mund të mbijetojë. Prandaj, situata është shumë më serioze sesa paraqitet nga zyrtarët qeveritarë. Duhet urgjentisht të ketë një ndryshim kursi, nëse dëshirojmë që vendi të mbijetojë” – theksoi Ibrahimi
Nga ana tjeterm njohësi i çështjeve ekonomike, Adem Qorrolli, ka renditur pasojat me të cilat mund të përballet Kosova, në rast se Bashkimi Evropian vendos të mos i ndajë fonde dhe si problem të parë ai përmendi financimin e projekteve zhvillimore dhe infrastrukturore.

