Politike
“Ballkani i Hapur”/ Rama, Kovaçevski dhe Vuçiç takohen në Itali
Kryeministri Kovaçevski ka njoftuar se në Veronë të Italisë në kuadër të një panairi është takuar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama për të këmbyer qëndrimet për Ballkanin e Hapur.
Sipas Kovaçevskit bashkërisht është rëndë dakord që nga kjo verë mundësia e qytetarëve për qasje të lirë në tregjet e punës në tre vendet bëhet realitet.
Sipas tij qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë mund të punojnë në secilën prej këtyre shteteve pa pasur nevojë për leje të punës.