Shkrime
Ballkani në prag të luftës/ Kosova duhet të mbrohet
Teksa vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës ka nxitur reagime të shumta, ku ka pasur edhe kritika nga ana e ndërkombëtarëve, gjithashtu edhe tentativa për ta bërë këtë çështje, pjesë të dialogut në Bruksel, ka komentuar edhe eksperti austriak, Gunther Fehlinger, sipas te cilit, shtrirja e monedhës euro në të gjithë territorin e Kosovës është një vendim tejet i duhur, se një gjë e tillë do duhej të bëhej nga UNMIK-u në vitin 2002., dhe se vazhdimi i dinarit në rajonet e minoritetit serb ishte një gabim i madh i administratës ndërkombëtare të Kosovës.
Në gjykimin e Fehlinger, Euro dëshmoi themelin e fortë të rindërtimit të Kosovës dhe është arsyeja kryesore pse pjesa më e madhe e Kosovës është sot, vetëm 25 vjet pas luftës, një ekonomi evropiane e zhvilluar në mënyrë të arsyeshme me 10 miliardë euro GDP dhe standarde të arsyeshme jetese duke pasur parasysh neglizhencën e plotë nga Jugosllavia, luftën dhe shtypjen gjatë dekadave. Euro ishte e rëndësishme për sigurinë e investimeve dhe integrimin ekonomik të Kosovës në tregjet e BE-së dhe SHBA-së, gjë që Kosova i ka arritur shumë më mirë se ekonomitë në tranzicion jo euro në Ballkan”.
Sipas ekspertit austriak, është pikërisht dinari, shkaktari kryesor pse vendet e banuara me shumicë serbe nuk janë të zhvilluara dhe këtu nuk kanë faj as Kosova as BE-ja. Madje ai e cilesoi dinarin si monedhë që nxit ekonomi kriminale.
“Dinari si monedhë dhe strukturat kriminale të ekonomisë largojnë investimet normale dhe çojnë në ekonominë politike kriminale të stilit mafioz në zonën e pakicës serbe, veçanërisht në veri, e cila ka kulmuar me aktin terrorist në Banjska të kryer nga i njëjti grup mafioz politik që kontrollon paratë që rrjedhin nga Serbia në Kosovë dhe pengojnë investimet normale të biznesit me metodat e bandës së tyre mafioze. Kjo duhet të ndryshojë tani. Vendimi i qeverisë Kurti për të hequr dinarin është absolutisht i saktë dhe duhet të mbështetet nga të gjithë evropianët” – theksoi eksperti I njohur austriak, duke shtuar se edhe BE duhet të insistoj që Serbia ta pranojë euron njëjtë si Kosova.
“Është më shumë se ironike që Serbia në vitin 2024 e vendos Ballkanin në prag të luftës së ardhshme për euron duke pretenduar se euro është një rrezik për mirëqenien e serbëve të Kosovës, ndërsa dinari vetë është një euro e fiksuar në 117 dinarë. Pra, për një kandidat të BE-së, e lidhur me euron dhe e varur nga euro për tregti, kredi, investime, remitanca dhe subvencione, nisja e luftës kundër euros në Kosovë, është pak përtej të kuptuarit njerëzor “ – analizoi Fehlinger dhe potencoi se Kosova duhet të mbrohet dhe Serbia duhet të mposhtet e pushtohet, nëse fillon luftë me Kosovën.
“Nëse Serbia fillon luftë kundër Kosovës për euron, kjo do të jetë lufta e parë për euron dhe do të jetë lufta e fundit që Serbia do të nisë pasi ne do ta mbrojmë Kosovën evropiane kundër Serbisë ruse dhe Serbia do të mposhtet, pushtohet dhe riedukohet, njëlloj si Gjermania Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore. Serbia do të federalizohet dhe do të dal në gjyq të stilit të Nurembergut dhe më pas, pas ndryshimit të regjimit dhe një dekade riedukimi, do të integrohet në NATO dhe BE. Por nderkohe, Bosnja dhe Kosova do të jenë brenda Unionit dhe do të vendosin si aleate dhe anëtare të plota, nëse Serbia është gati për tu antarësuar, apo ka ende nevojë për riedukim. Gjithashtu mendoj se tabi është koha që kryeministri Kurti, të shkojë në Bruksel dhe të pajtohet me ambasadorin e SHBA-së duke miratuar dhe zbatuar Asociacionin e Komunave Serbe, por gjithashtu të insistojë në euroizimin e gjithë Kosovës, gjë që është shumë më e rëndësishme se asociacioni….Dhe për t’u përgatitur për luftë, pasi Serbia po planifikon të sulmojë së shpejti dhe Kosova duhet të jetë e gatshme të mbrojë kufijtë e veriut në javët e ardhshme qe do jene shume të rrezikshme” – deklaroi Gunther Fehlinger