Connect with us

Politike

Balluku: Panele diellore në tarracat e pallatave

Projekti i qeverisë, Balluku: Do të vendosim panelet diellore në tarracat e pallatave! Nga 1 nëntori, qytetarët mund të aplikojnë për të ndërtuar impiantet

1662622785_Screenshot2.pngZv.kryeministrja Belinda Balluku ka zbuluar një projekt të qeverisë që konsiston në mbështetjen e qytetarëve në këtë krizë energjetikë.“Për sa kohë abonenti ka këtë mbrojtje, e ka të pamunudr të kuptojë se cfarë po ndodh. Ka ardhur momenti që të gjithë të kontribuojmë për të kursyer. Nëse kursejmë 1%, do të ishte ekuivalente e 28 milionë eurove. Ne duhet të fillojmë të reagojmë e të marrim masa.Ne kemi vendosur që të nisim një projekt me 2000 abonentë, që konsiston në mbështetje. Projekti konsiston në mbështetjen financiare për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallatave dhe ngrohjen e ujit që konsiston në ulje të konsumit energjetik me 20-30%. Kjo nis që nga 1 tetori. Më 1 nëntor, Agjencia e Eficencës së Energjisë do të hapë një platformë ku të gjithë qytetarët do të aplikojnë për të ndërtuar impiantet”, tha Balluku.

Ministrja e Energjisë Belinda Balluku në prezantimin e paketës së dy të rezistencës sociale në kuadër edhe të masave të përballimit të krizës energjetike tha se çmimi i energjisë do të jetë 42 lekë kilovati për të gjithë ato që shpenzojnë mbi 800 kwv.‘Mungesa e reshjeve, është viti i parë që Britania e Madhe dhe Gjermani kanë shpallur emergjencë. Kriza sa po vjen dhe thellohet. Duhet të marrim masa konkrete. Jemi munduar që ta shtyjmë më shpresën që të kishte ulje. Kemi arritur një rekord të çmimit të megavatorit, është një çmim rreth 8 herë më i parë. Do shpallim një paketë sa i përket krizës energjetike. Paketa e fashës 800 megavat i përket një grupi shumë të vogël abonentësh. Mbi 96% e abonentëve familjarë konsumojnë nën 800 kwh.Janë të gjitha pajisjet shtëpiake më një aktivitet normal gjatë muajit. Të gjithë qytetarët mund t’i referohen. Sipas të gjitha llogarive tonë.  Duke vendosur fashën 800 kilovat ne do të kursejmë 100 milionë euro deri në dhjetor 2023, dhe presim të ulim me 2% konsumin e energjisë. 35 lekë është çmimi plus 7 lekë tarifa e shpërndarjes dhe në total shkon 42 lekë kilovati. Pra për çdo kilovat mbi 800 kilovat do të paguhet 42 lekë. Në 31 dhjetor do të vendoset çmimi i ri për fashën. Pra çmimi i energjisë do jetë 42 leke kilovati pwr ata qw shpenzojnw mbi 800 kilovat.’- tha Balluku.
Advertisement