Connect with us

Politike

Balluku voton në Fier, akuza për PD-në: Futen në QV dhe i bëjnë presion komisionerëve

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur për të votuar. Balluku ka votuar në Fier. Në prononcimin për mediat, zëvendëskryeministrja u bëri thirrje qytetarëve që të dalin për të votuar dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre. Ajo denoncoi dhe komisionerët e mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët tha se kanë ndikuar tek zgjedhësit.

“Dua t’ju falënderoj të gjithë gazetarëve dhe operatorëve që po mbuloni qarkun e Fierit. Do i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve për të përdorur votën e tyre dhe mos ta çojnë dëm. Të them të drejtën, drejtuesit politik kanë për detyrë të drejtojnë qarkun e tyre. Unë kam qenë gjithë ditën e zënë duke drejtuar qarkun. PS ka bërë më të mirën për të respektuar dhe mos thyer kodin zgjedhor. Dua të falënderoj të gjithë kandidatët e PS-së për sjelljen e tyre gjatë ditës së sotme, gjë e cila nuk është respektuar nga kandidatët e partive të tjera. Kjo është një histori e gjatë që na ka ndjekur gjatë gjithë fushatës. Ne flasim me fakte, me prova me evidenca. E keni parë se si kandidatët e PD-së kanë dhunuar të gjithë kodin zgjedhor. Janë futur në qendrat e votimit, kanë bërë presion mbi komisionerët, të gjitha këto janë të faktuara me video. Ne do të bëjmë atë që parashikon ligji. Sa i përket deklaratave të PD-së, as nuk i lexoj fare sepse nuk kanë asgjë të vërtetë dhe është humbje kohe t’i lexosh. I bëj thirrje të gjithë të votojnë, sepse sot kam dhe djalin tim që voton. Është zgjedhja më e mirë për të gjithë qytetarët,”- tha Balluku.

Advertisement