Kosova
Balotazhi në Kosovë, Osmani: Qytetarët vendosin për të ardhmen e tyre
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shoqëruar nga bashkëshortin i saj ka ushtruar të drejtën e votës. Osmani tha para gazetarëve se balotazhi është ditë po aq e rëndësishme sa rundi i parë i zgjedhjeve.
“Qytetarët tanë sot vendosin përfundimisht jo vetëm se kush do t’i udhëheqë komunat ku ata jetojnë por edhe për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë. Kosova ka demokracinë më të fortë elektorale në rajon dhe kjo është për shkak të pjesëmarrjes së qytetarëve tanë në votime, rregullsisë së proceseve zgjedhore dhe për shkak që gjithmonë organizojmë zgjedhje të lira e demokratike.
Jam besimplotë se edhe sot do të organizohen zgjedhje të lira dhe demokratike ku secili qytetar do ta shfrytëzojë të drejtën e vet kushtetuese për të vendosur për komunën ku jeton”, tha Osmani.