Connect with us

Politike

Bamir Topi: Nuk ka më opozitë, ka prekur fundin

Ish-presidenti Bamir Topi teksa ka komentuar kaosin e krijuar nga Rithemelimi dhe “aksionin e tyre” të ri, ka deklaruar se opozita ka prekur fundin. Sipas Topit nuk ka më opozitë.

Pyetje: A është më e fortë opozita apo më e dobët?

Bamir Topi: Ka shkuar në fund, ku nuk ka limit. Ku ka opozitë… Kjo nuk është opozitë. Ndonjëherë më mirë pa opozitë se e çon shtetin në autoritarizëm e monoparti dhe e marrin në dorë njerëzit… Secili kërkon të fitojë protagonizëm (Rithemelimi). E kanë ulur aq poshtë përfaqësimin sa shkojnë për t’iu gëzuar rrogës dhe një personaliteti falls…

Kaosi i krijuar nga Rithemelimi në Kuvendin e Shqipërisë për Topin është “rrjedhë e një sëmundjeje relativisht të gjatë dhe kronike që ka përfshirë politikën shqiptare”.

“Është rrjedhë e një sëmundjeje relativisht të gjatë dhe kronike që ka përfshirë politikën shqiptare dhe parlamenti është institucioni më përfaqësues i politikës. Shohim dy banda në atë institucion që duhet të ishte i fjalës së lirë i respektimit të ligjit i komunikimit me publikun.

Kemi bandën e pushtetit dhe bandën e opozitës. Diagnoza duhet treguar drejt. Në një eksperiencë të gjatë parlamentare kurrë nuk e kam parë parlamentin kështu, ndonëse ka pasur dhe ngjarje tragjike deri në plagosje, kurrë s’ka qenë kështu. Kam menduar se këto mendje do emancipoheshin por po rrëshqasin keq e më keq”, tha ai

Advertisement