Kronike
Bamirësi nga Muxhahedinët në Shqipëri

Për të tretin vit radhazi, muxhahedinët në Ashraf-3, sollën nga amerika, fonacionin EMDAID, i cili kreu një mision të madh mjekësor për ti shërbyer popullit shqiptar në datat 2-6 dhjetor 2002, në qytetet e Tiranës dhe Durrësit, dhe kryesisht, fshatrat e Kokës dhe Manzës. Misioni i bamirësisë, u krye për llogari të Muxhahedinëve të popullit të Iranit në Shqipëri nga një grup mjekësh amerikanë që kryen ekzaminimet shëndetësore të syve dhe u shpërndanë banorëve mijëra syze në koordinim me bashkitë e qyteteve. Gjithashtu, u krye konsulta mjekësore për diagnostikimin e diabetit dhe anemisë tek vizitorët.
Profesor Firouz Daneshgari, drejtor i EMDAD nga Amerika, tha se realizimi i këtij misioni humanitar nuk do të ishte i mundur pa mbështetjen e dhënë nga Moxhahedinët, të cilët organizuan komunikimin me komunat dhe ftuan dhe transportuan qytetarët shqiptarë.
Njëra prej vullnetareve që erdhi nga SHBA, posaçerishtpër këtë ndihme vullnetare tha:
Kryetarja e Shoqatës Kombëtare për Mbrotjen e Personave me Aftësi të Kufizuara, Liljana Hyskaj erdhi në kapmin Ashraf 3, me një grup personash nga Elbasani që kishin nevojë për syza.
E të tjerë qytetarë nuk i kursyen falenderimet për muxhahedinët dhe nisëm e tyre për të ndihmuar qytetarët në nevojë të Shqipërisë.

