Connect with us

Rajon

Bandat e grabitësve në rrugë/ Publicisti nga Beogradi tregon…

“Serbia është shndërruar në sundimin e një bande grabitësish që ka gjithçka nën kontrollin e saj, nga bandat kriminale që bluajnë njerëzit në qebapë e deri te kultivuesit e mëdhenj të marijuanës që kanë plantacione me madhësinë e 25 stadiumeve të futbollit” – kështu tha kolumnisti, shkrimtari dhe publicisti nga Beogradi Tomislav Markoviç.

Sipas tij, tani ka ardhur koha që as fqinjëve nuk u intereson se kush është në pushtet në Serbi.

“Nëse do të ishte dikush me më pak ambicie diktatoriale, pavarësisht se ai ka një politikë të ngjashme ndaj rajonit, mendoj se do të kishte një farë relaksimi të marrëdhënieve dhe se avokatia e botës serbe, e cila padyshim është e afërt me të gjithë, nuk do të insistohet pas ndërrimit të qeverisë” – ka theksuar kolumnisti serb

Duke folur për zgjedhjet e 17 dhjetorit, Markoviç nuk habitet që disa deputetët hyjnë në parlamentin serb nga një listë, bartësi i së cilës është mjek, por edhe teoricien konspirativ.

“Në fakt jam i befasuar që Nestorović nuk mori më shumë vota sepse teoritë e konspiracionit kanë qenë praktikisht pikëpamje zyrtare e botës në vendin tonë për tre dekada e gjysmë dhe nacionalizmi si matricë ideologjike dominuese në Serbi në fakt nxit të gjitha llojet e komploteve dhe teorive konspirative ku ne jemi thjesht viktima të disa fuqive botërore, Vatikanit, komploteve judeo-masonike dhe të gjitha fenomeneve të tjera imagjinare, kurse ne jemi pasivë dhe viktima dhe aspak përgjegjës për të këqijat që u kemi shkaktuar fqinjëve tanë në vitet 1990” – theksoi Tomislav Markovic

Ai vlerëson gjithashtu se në këto zgjedhje çështja e Kosovës realisht nuk ka qenë aspak e rëndësishme dhe se interesimi që ekziston në opinion është shkaktuar artificialisht nga propaganda dhjetëvjeçare.

“Sepse le të themi parti si ‘Srpski Sabor’, ‘Zavetnici’ apo ‘Dveri’, kanë prioritet të mos japet Kosova, dhe padyshim që çështja e Kosovës si pjesë e Serbisë është shumë e rëndësishme për ta. Gjithsesi votuesit nuk e njohën si çështje të rëndësishme dhe as që ka qenë  e rëndsishme në fakt çështja e Kosovës” – tregoi shkrimtari serb

Duke folur për opozitën, Markovic theksoi se opozita pro-evropiane refuzon me këmbëngulje të mbajë një qëndrim pro-evropian, gjë që sipas tij është absurde.

“Para së gjithash, është e rëndësishme që ata të “heqin” nga froni Vuçicin dhe ta mposhtin atë në zgjedhje me çdo kusht. Por kjo nuk mund të jetë politikë. Politika nënkupton një grup të caktuar synimesh, vlerash dhe planesh për të ardhmen e këtij vendi dhe më duket se kjo disi mungon” – potencoi Tomislav Markovic  për ‘Thegeopost.’

Advertisement