Kronike
Banesa ishte përshtatur në call center, gjendet dhe kanabis/ Arrestohet…
Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Kavajë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Përshtatja”. Shtetasi Adrian Rrugeja, 38 vjeç u vu në pranga në flagrancë dhe shtetasit E. H., 24 vjeç, dhe D. B., 28 vjeç u proceduan, pasi kishin përshtatur një banesë të marrë me qira në lagjen nr. 5, Kavajë, si call center, subjekt i cili ishte i palicencuar dhe me aktivitet të padeklaruar në organet kompetente. Gjatë kontrollit në ambientet e kësaj banese u gjetën të instaluar 4 kompjutera që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme. Gjithashtu, gjatë kontrollit në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 kompjuterat.