Connect with us

Aktualitet

Banesa përfshihet nga flakët në Berat, ja shkaku i zjarrit

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen “Qoshkë” në fshatin Lapardha në Berat, ku si pasojë e zjarrit është shkrumbuar totalisht dhoma e gatimit të banesës së shtetasit Kadri Mançe.

Situata është vënë shpejt nën kontroll nga zjarrfikësit, duke shmangur përhapjen e flakëve drejt dhomave të tjera të banesës.

U bë me dije se shkak për zjarrin është bërë rrjedhja e bombole së gazit.

Ndërsa nuk raportohet për të dëmituar në njerëz.

Advertisement