Connect with us

Aktualitet

Banesa u përfshi nga flakët, humb jetën nga asfiksia 52 -vjeçarja

Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen nr.1 në qytetin e Pogradect. Si pasojë e asfiksimit ka ndërruar jetë pronarja e banesës, një 52-vjeçare me inicialet K.T.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Pogradec / Informacion paraprak

Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr.

Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Advertisement