Connect with us

Kosova

Banjska 2 në tavolinën e ushtrisë serbe/ Analisti tregon planin e marsit

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor Enver Bytyçi, tha se dështimi i sulmit terrorist më 24 shtator të vitit të kaluar në veri të Kosovës, ka bërë që ushtria serbe të hartojë një plan të ri për agresion ushtarak ndaj Kosovës.

“Natyrisht që Beogradi do të donte që Kosovën ta ndante përmes ndonjë destabilizimi të brendshëm. Por dështimi i kësaj skeme që u përdor edhe në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, ka bërë që shtabi i Përgjithshëm përmes urdhrit të presidentit Vuçic të hartojë edhe skemën e një përballjeje të drejtpërdrejtë me agresion ushtarak. Njësitë ushtarake serbe që janë grumbulluar dhe qëndrojnë në gatishmëri në kufi me Kosovën nuk janë aty thjesht për presion dhe diversion. Ato janë trajnuar për një agresion të hapur. SHBA-të me lëvrimin e raketave anti-tank e kundërajror “Javeline” dhanë mesazhin se agresioni serb në Kosovë është i destinuar të dështojë. Me këtë veprim ato inkurajuan edhe më tepër ushtarët dhe oficerët e Ushtrisë dhe FSK-së që t’i përgjigjen me bindje në fitore agresorit” – deklaroi Bytyci, sipas te cilit –

“Në Serbi dhe në Rusi ka ekspertë, të cilët mund të llogarisin se sa shumë ndihmë ushtarake do të përfitonte Kosova nga ana e SHBA-ve, Evropës dhe Turqisë, nëse vjen momenti I një agresioni serb kundër saj. Po të shtojmë këtu dhe angazhimin e NATO-s dhe KFOR-it, atëherë në Beograd bëhen akoma më të vetëdijshëm se në fund mund të mbetej vetëm Sanxhaku  Beogradit si pjesë e Serbisë. Ajo do të ndëshkohej aq keq, sa shteti serb nuk do të kishte më asnjë mundësi të kërcënonte as edhe një batalion apo fshat të vendeve fqinjë” – deklaroi profesori i marredhenieve europiane

Advertisement