Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Banjska 2/ ‘Vuçiç po bëhet gati ta provojë prapë’

Jasmin Mujanoviç, analist politik, konsulent dhe kolumnist i shumë mediave të huaja, tha se çështja e sanksioneve ka krijuar probleme politike brenda unionit, përtej çështjeve teknike të planit funksionalist të BE-së, ndërsa shtoi se përvec Hungarisë, ka indikacione se shtetet e tjera anëtare të BE-së – Austria dhe Qipro – ndoshta edhe Kroacia, janë kundër sanksioneve të BE-së. “Hungaria ka një ndikim të jashtëzakonshëm mbi politikën e Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe Orban ka qenë shumë i qartë se do të vazhdojë të bllokojë sanksionet kundër liderit secesionit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, njëjtë sikurse do të vazhdojë të bllokojë visa-a-vis edhe idenë e sanksioneve ndaj Vuçiçit dhe qeverisë në Beograd. Kjo pasqyron faktin që Vuçiçi dhe bashkëpunëtorët e tij kanë një audiencë simpatizuesish në një numër të konsiderueshëm kryeqytetesh evropiane” – deklaroi Mujanoviç. Ai konsideron se BE-së do t’i atribuohet edhe një dështim tjetër që do të shkojë në dëm të Kosovës dhe nënvizoi se është vetëm cështje kohe kur presidenti serb do të provojë përsëri të zbatojë modelin e njëjtë sikurse në Banjskë. “Mendoj se është shumë e qartë se BE-ja do të dështojë në këtë test. Kjo do ta bëjë Kosovën më të pasigurt dhe situatën më të rrezikshme sepse Vuçiçi do të trimërohet dhe, kam frikë, se do të jetë çështje kohe përpara se ai të testojë ujërat përsëri me perdorimin e dhunes. Ai ka qenë shumë sistematikisht duke vjell nxehtësi dhe duke normalizuar gjithnjë e më shumë si kërcënimet ashtu edhe përdorimin e dhunës” – deklaroi Mujanovic, duke shtuar se energjitë e konfliktit përftojnë një gjendje të tendosur konfrontimi dhe mjafton një shkëndijë e vetme – qoftë kjo shkëndijë shprese, zgjuar nga veprime politike të bëra me pahir, qoftë shkëndijë zemërimi, zgjuar nga një armë e shkrepur në çastin e papërshtatshëm – dhe ajo shpërthen. Shpresa që nxjerr kryet për të marrë paksa frymë, posaçërisht pas tensioneve në pjesën veriore të Kosovës dhe bllokimit të ecurisë së procesit të dialogut që aktualisht po mbanë të zënë diplomatët perëndimorë, duket se po fundoset përsëri e zhgënjyer. Diplomacia e eurokratëve po kthehet më shumë në arsye për papajtueshmëri sesa për të zgjidhur problemet” – potencoi analisti politik Jasmin Mujanoviç

Advertisement