Connect with us

Aktualitet

Banjska do përdoret për të barazuar fajin/ Vuçiç për takimin në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se më 26 dhe 27 tetor në Bruksel do të ketë takime me Charles Michel, Josep Borrell, Miroslav Lajcak, si dhe me “treshen e të mëdhenjve” Emmanuel Macron, Giorgia Meloni dhe Olaf Scholz. Ai gjithashtu theksoi se përfaqësuesit e Bashkimit Europian kanë dhënë një plan për formimin e ZSasociacionit dhe se pala serbe ka dhënë propozimet e saj.

“Ne ishim shumë konstruktivë dhe të drejtë përsa i përket gjërave që na janë bartur dhe që nuk i kemi përmbushur nga marrëveshja e vitit 2011. Në Bruksel nuk do të jetë e lehtë. Aty nuk ka takime të bukura apo të mira. Në fillim ata mezi presin të na shohin, pastaj shpresojnë të mos na shohin më, as Kurtin e as mua”

Në lidhje me lajmin se kryeministri i Kosovës e ka pranuar planin e pesëshes, Vuçiç u shpreh se menjëherë pas këtij njoftimi nga qeveria e Kosovës, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca deklaroi se asociacioni nuk është fare temë diskutimi

“Nëse është kështu, nuk e di se cila do jetë tema e diskutimit në Bruksel. Kjo tregon qartë se ata nuk duan dialog. Banjska do të përdoret për të barazuar fajin, por nuk mendoj se liderët evropianë mund të jenë të verbër dhe të shurdhër ndaj faktit që Albin Kurti nuk do ta formojë kurrë asociacionin”

I pyetur nëse pret që data e zgjedhjeve në veri të Kosovës të jetë në agjendë të bisedimeve, ai është përgjigjur negativisht .

“Ata bënë shumë hile pasi kanë mbështetjen e disa vendeve. Dhe është një proces i tillë që edhe nëse qytetarët shkruajnë një peticion, do të kalojnë muaj dhe do të gjejnë arsye të panumërta për ta refuzuar atë”

I pyetur se sa do ta vështirësojë pozitën e Serbisë ajo që ndodhi në Banjskë, presidenti ser u përgjigj se për shkak të 24 shtatorit, situata në të cilën ndodhet Beogradi është shumë e komplikuar, sepse ngjarja në Banjska u mirëprit si dhuratë nga qielli nga shqiptarët, nga disa prej komunitetit ndërkombëtar, por edhe nga faktori i brendshëm.

“Për ne situata që nga Banjska është bërë shumë më e vështirë. E vështirësuan vetë ngjarjet, e vështirësuan edhe shqiptarët edhe ndërkombëtarët, por edhe faktorët e brendshëm që insistojnë çdo ditë në përgjegjësinë e Serbisë. Rëndësi ka që të thonë se fajin e ka Vuçiçi, edhe pse këto akuza i shkaktojnë dëm Serbisë, por as nuk i sjell opozitës ndonjë dobi në zgjedhje. Edhe në rast se nuk do të kishte ndodhur 24 shtatori, ata do kishin shpikur diçka tjetër”

Sipas presidenti serb, çfarëdo të mund të bëj, është fakt se 22 nga 27 shtete të Bashkimit Europian e kanë njohur Kosovën e pavarur dhe do të kërkojnë vetëm një mënyrë për ta bindur Serbinë që de fakto ose de jure ta njohë Kosovën.

Advertisement