Kronike
Banka Botërore: Shqipëria do varfërohet
Në vendet e Ballkanit Perëndimor varfëria mund të bëhet më e mprehtë dhe më e thellë dhe kjo si pasojë e rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, kështu e ka analizuar Banka Botërore në raportin e rregullt ekonomik rajonal.
Banka ka vlerësuar se mirqënia në Shqipëri do të bie me 4% nga inflacioni I lartë ndërsa varfëria do të rritet me 8%.
Me rritjen e shpejtë të çmimeve në të gjithë botën, Banka Botërore përditësoi kufijtë e varfërisë relative në vlerë nominale.
Në vendet e varfra me të ardhura të ulëta kufiri i varfërisë është 2,15 dollarë amerikanë në ditë, në vendet me të ardhura mesatare të ulëta kufiri i varfërisë është 3,65 dollarë në ditë dhe në vendet me të ardhura mesatare të larta ku bën pjesë edhe Shqipëria ky kufi është 6,85, nga 5.5 dollarë që ishte vitin e kaluar.
Banka Botërore e indeksoi kufirin e varfërisë për vendet si Shqipëria me rreth 21% brenda një viti, por të ardhurat e familjeve më të varfëra në vend nuk janë rritur me të njëjtën ritëm gjatë vitit të fundit , duke bërë që edhe familje të tjera të përfshihen në nivelin varfërisë.
Përpara COVID-19 Rajoni kishte bërë përparim të dukshëm në uljen e varfërisë. Midis 2016 dhe 2019, shkalla e varfërisë vlerësohet të ketë rënë me rreth 10 pikë përqindje. Përmirësimet në mirëqenie ndaluan kur kriza e shkaktuar nga pandemia i çoi në recension të gjashtë ekonomitë e Ballkanit në vitin 2020. Numri i të varfërve u rrit me 155,000 persona të rinj.
Në Shqipëri varfëria pësoi rënie me më shumë se 6% në vitin 2021 në raport me vitin 2020, si rrjedhojë edhe disa ndryshimeve metodologjike në vlerësimin e fenomenit nga Banka Botërore.
Ndikimet mesatare në humbjen e mirëqenies janë të mëdha dhe të larmishme nga -5% në Shqipëri në -10% në Maqedonia e Veriut.