Bota
BQE rrit normat e interesit me 0.75 pikë
Banka Qendrore Europiane rrit normat e interesit me 0.75 pikë
Banka Qendrore Evropiane rriti normat e interesit me tre të katërtat e një pikë përqindjeje, duke i çuar ato në 1.25%.
Kjo është rritja më e lartë në histori, për të frenuar inflacionin në Eurozonë, i cili në gusht ushkoi në 9.1%.
“Po planifikojmë t’i rrisim edhe më tej, sepse inflacioni mbetet shumë i lartë” – tha presidentja Christine Lagarde
Ky hap i rëndësishëm ka për qëllim që për një kohë të caktuar, bashkë me masa të tjeta, ta çoi inflacionin në 2%.
Banka Qendrore Evropiane ndjek rrugën e bankave të tjera qendrore në mbarë botën për të luftuar inflacionin e shfrenuar pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.
Por perspektiva mund të jetë më e errët. BQE paralajmëron se Eurozona rrezikon një “recesion” në vitin 2023, në rast të një “mbyllje totale të gazit rus”.