Aktualitet
Banorët e Bërxullës në protestë, kryeplaku: Ky është krim
Muharrem Koni: Kur kemi nis protestën në datë 1 tetor unë kam komunikuar zyrtarisht me Drejtorinë Rrugore për projektin. Në date 3/11 është edhe me vulë, agjencia e territorit me ka kthyer përgjigje dhe më ka thënë se ata nuk kanë asnjë lloj informacioni rreth rrugës. Në 3 nëntor kjo ka dal nga kryeministria. Kjo vërteton se rruga nuk ka pasur projekt. Ky është krim, një vepër e rëndë penale. Elvis Belberi ka thënë se kjo vepër nuk realizohet nga autoriteti rrugor shqiptar. Ka 9 muaj që sipas dokumentacioneve nuk ndërtohet rruga, pse atëherë ka punime këtu. Ne i kemi gjetur të gjitha shkeljet ligjore. Nga komunikimet tona zyrtare kuptohet se ata po i shmangen përgjegjësive dhe nuk dinë asgjë se çfarë po ndodh me këtë projekt. Ne i kemi provat dhe men këto prova qëndrojmë sot këtu përpara jush.