Connect with us

Aktualitet

Banorët e Divjakës dalin në protestë: Anuloni vendimin

Banorët e Divjakës nuk janë dakort që vizitorët të paguajnë para për të hyrë në parkun Divjakë-Karavasta.

Të indinjuar për nisjen e punimeve për vendosjen e traut elektronik i kërkojnë Ministrisë të Mjedisit dhe Turizmit që të anulojë vendimin. Tarifa për vizitorët është caktuar të jetë 50 lekë dhe 150 për automjetet.

“Kjo është rrugë nuk duhet të na presin rrugën. Kush hyn këtu me makinë merr taksë për mjedisin prej karburatit dy herë do ta marrin taksën.”

“Merrem me peshkimin kam konratë. Ne s’kemi as vendqëndrimi këtu shteti kujtohet kur ka ndonjë pagesë. Ne kalojmë 40 herë në ditë. Po bëjnë të pamundurën të na përzënë.”

“Protesta do vazhdojë nuk do të rreshtim deri në ndalimin dhe heqjen e këtij vendimi absurd që ka marrë qeveria.”

Banorët janë mbështetur dhe nga deputetët demokratë. Ilda Dhori sqaroi se gjykata disa vite më parë e rrëzoi vendimin që parku të vizitohej me pagesë. Ajo sqaron se një ditë më parë nisën punimet, por sot , u ndërprenë.

“Veprimet e ditës së djeshme janë ç’bërë. Është hera e dytë. Një vit më parë nisën punimet pa leje dhe bashkia e ndërpreu. Ndërsa këtë herë bashkia është bërë bashkë me Ministrinë e Turizmit. Po kthejnë në pronë private të shtetit këtë pronë publike. Do ta çojmë në Gjykatë.”

“Vendosja e tarifave është kundërshtuar disa herë nga deputeti i Lushnjës, Erjon Brace duke e quajtur tarifën, të çmendur. Edhe sot ka mbajtur të njëjtin qëndrim.

Advertisement