Connect with us

Aktualitet

Banorët përzënë Strazimirin dhe Vokshin nga rruga ‘Xhon Belushi’

Banorët e njesisë numër 4 në Tiranë kanë anuluar deklaratën që do të mbante sot Partia Demokratike për të denoncuar punimet në rrugën ‘Xhon Belushi’. Ata janë shprehur të revoltuar se kjo nuk është çështje politike por bëhet fjalë për problemet e banorëve. Për këtë arsye ata nuk kanë lejuar deputeten Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri të jepnin deklaratën për shtyp nga kjo rrugë.

Ikni, lëreni bashkinë të na bëjë rrugën. Ta kishit bërë ju kur e kishit bashkinë”, janë shprehur banorët.

Më pas, deklaratën e mbajtën para bashkisë së Tiranës, ndërsa Vokshi tha se Veliaj i kishte nxjerrë patronazhistët për t’i përzënë për të fshehur abuzimet.

“Nuk e bën dot atje ku e kishim planifikuar për shkak të angazhimit të ushtrisë së patronazhistëve të Erion Veliajt, që i them t’i tërheqë urgjentisht. Çfarë nuk donte Erion Veliaj të shihnin qytetarët e Tiranës, vjedhjen skandaloze. Erion Veliaj është kapur në flagrancë, ndaj drejtësia duhej të kishte reaguar që në momentin kur kandidati i Bashkisë Tiranë, Belind Këlliçi e denoncoi dy ditë më parë“, tha Vokshi.

Deputetja Albana Vokshi tha se ky kallëzim do të bëhet ditën e nesërme, sepse sipas saj Veliaj ka shkelur ligjin, duke nisur punimet në rrugë 9 para mbylljes së afatit të dorëzimit të dokumentave dhe 22 ditë para shpalljes së fituesit të kontratës së tenderit të hapur për këtë qëllim.

Advertisement