Kronike
“Barbaria e radhës”, Hoxha tregon detaje për sulmin ndaj ‘Top Channel’
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur tek Top Channel, ku nga breshëria e armëve mbeti i vrarë roja e godinës. Hoxha e ka cilësuar këtë ngjarje si barbaria e radhës.
Ai shprehet se roja humbi jetën, para se të mbërrinte në spitalin e Traumës në Laprakë. Më tej gazetari shkruan se është qëlluar në drejtim të fasadës ballore të godinës së Top Channel.
“Barbaria e radhës. Një tjetër shqiptar krejtësisht i pafajshëm, humb jetën nga breshëritë e kallashnikovit në vendrojen e Top Channel, ku shërbente si polic privat për 300 mije lekë në muaj…
Pal Kola, 60 vjeç, mbeti i plagosur rëndë në oborrin e Tv Top Channel, pasi drejt tij u hap zjarr me breshëri nga një automjet tip “Range Rover’, me targa të vjedhura.