Connect with us

Sport

Barça nuk kursehet për Gundogan, gati kontrata 3-vjeçare për gjermanin

Pasi arriti të siguronte “tripletën” e famshme, si kapiten i “qytetarëve” të Manchester City, “katalizatori” gjerman i mesfushës, Ilkay Gundogan shihet gjithnjë e më larg Anglisë, me “katalanasit” e Barcelona e “djajtë” e Milan, që interesohen për “veteranin”.Sipas raportimeve më të fundit nga mediat britanike, tekniku Xavi e konsideron Gundogan si një lojtar të vlefshëm e me përvojë dhe për këtë aryse raportohet se klubi i ka shtuar gjithnjë e më shumë kontaktet me lojtarin, teksa mësohet se i kanë ofruar këtij të fundit, një kontratë 3-vjeçare.Ndërkaq, kujtjomë se në sezonin që sapo lam pas, Gundogan ishte padyshim një ndër protagonistët e triumfit të 3-fishtë të “qytetarëve”, teksa arriti të shënojë plot 11 gola e të dhurojë 6 asistime në 51 përballjet e realizuara këtë sezon.

Advertisement