Sport
Barcelona fiton 3-1 me Napolin dhe merr biletën për në çerekfinalet e Champions League
Champions League vijon edhe këtë mesjavë me ndeshjet e kthimit në fazën e 1/8. Pas dueleve të së martës një biletë për më tej ka siguruar Barcelona, duke mundur 3-1 Napolin. Në anën tjetër, Arsenal fitoi në 90 minuta 1-0 me Porton dhe dueli në “Emirates” shkoi në shtesë, pasi portugezët fituan po 1-0 ndeshjen e parë.
Duhej Amir Rrahmani në të 30′ që të rihapte sfidën, me kapitenin e Kosovës që u fut në histori. Falë këtij realizimi, Rrahmani u bë futbollisti i parë i përfaqësueses së Kosovës që shënon një gol në historinë e Champions League. Asnjë lojtar që është aktivizuar me Kosovën nuk kishte arritur të shënonte një gol në Champions.
Në pjesën e dytë u desh Lewandowski në të 83 minutë për të “vulosur” sfidën në 3-1, me Barçën që merr biletën e radhës për në fazën çerekfinale. Nesër luhen dy ndeshjet e radhës. Atletico Madrid pret Interin, ndërsa në Gjermani Dortmundi luan me PSV.
Skuadrat e kualifikuara për në çerekfinale: Real Madrid, Manchester City, Bayern Munich, PSG, Barcelona.
Champions League, faza 1/8:
E martë, 12 mars 2024
Rezultati në 90′ Arsenal 1-0 Porto (0-1)
VIDEO/ Barcelona 3-1 Napoli (1-1)
E mërkurë, 13 mars 2024
Atletico Madrid – Inter (0-1)
Dortmund – PSV (1-1)
*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para