Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Bardhi debat të ashpër me Felajn: Mbylle gojën moj gore

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment bardhi është përfshirë në një debat të ashpër me zv kryetaren e parlamentit, Ermonela Felaj. Bardhi ka thënë se mazhoranca po shërben si fasadë e incneratorëve dhe po mbron Felajn e Gjiknurit. Në atë moment Fela ndërhyri dhe quajti palaço, gjë që vijoi me një shpërthim të Bardhit i cili e konsideroi si hajdute dhe gjobaxhie.

Bardhi: Kjo mungesë kuraje nga ana juaj është tregon se jeni në interes personal të Edi Ramës. S’është çështja e te Rrahman Rraja nëse nuk do kishte dakordimin e Ramës. As Ahmetaj, as Gjikunuri etj. Na tregoni ju procedurat ju? Për cilat procedurat te të drejtat e  Ahmetajt. Nëse do të mbrohet ai mos të arratiset, të vijë në parlament të japë llogari dhe mos të shkojë nga aeroporti në aeroport me lekët që na ka vjedhur.
Pastaj mos na tregoni ju që i fusni me urgjencë ligjet për kanabisin.

Ju jeni fasada e inceneratorëve… i nxorët të gjithë pa përgjegjësi nga Felaj te Gjiknuri. Vetëm te incneratorët pas 6 orësh e con 220 mijë euro…

Felaj: Palaço

Bardhi i duartroket me ironi

Bardhi:  Palaço mua më ka thënë krye mafiozi yt dhe kur vjen nga një gjobaxhie që ke pushtuar prokurorinë  e Tiranës, yt shoq ka marrë ryshfet 1.5 mln euro nga katër biznese, kjo je ti, je një hajdute, një gjobaxhie që ke guxim dhe flet, je pjesë e dosjes, ke pushtuar prokurorinë e Tiranës për ti vënë gjoba bizneseve dhe qytetarëve. Ti! Ti dhe një pjesë prej… Mbylle moj gore gojën! Moj Hajdute!

Saimir Korreshi shpërthen në Kuvend: Felaj të dalë urgjent jashtë, përdori fjalor rruge! Noka: Rrugaçe

1689240260_korreshi.jpg

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar pas gjuhës që përdori Ermonale Felaj, duke e quajtur Bardhin palaço. Korreshi tha se ajo duhet të dalë urgjent jashtë se përdori fjalor rruge.

“E turpshme nga ana juaj se si e drejton seancën. Nuk je ti që selekton se cili deputet duhet të flasë dhe cili jo. E dyta unë jam anëtar i Sekretariatit të Etikës. Kjo zonja këtu duhet të dalë përjashta, urgjent, se fjalor rruge këtu nuk duhet të përdorin. Shokun Edi Rama na mori malli ta shohim ta përqafojmë lartmadhërinë. Turp të keni!”., tha ai.

Ndërkohë, Noka me gjuhë të ashpër i kërkoi Felajt që të dilte jashtë.

“Rrugaçe, nuk duhet të jesh këtu. Ik nga Kuvendi”, tha ai.

 

Advertisement