Politike
Bardhi pas përfundimit të mbledhjes: Takimi i radhës për “Zgjedhoren”, farsë e Ramës
Komisioni i posaçëm për Reformën Zgjedhore është planifikuar të mblidhet mëngjesin e së premtes, pas dështimit të seancës së javës së kaluar.
Lidhur me këtë foli greu i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi, pas mbledhjes së ligjëvënësve të PD-së, zhvilluar në kryesinë e Kuvendit.
Mbledhjen e konsideroi si një farsë të mazhorancës, duke u shprehur se ka bllokuar komisionin për 22 muaj me radhë.
“Kuvendi ka një traditë të funksionimit të këtij komisioni. Opozita dhe mazhoranca jo thjesht duhet të kenë numra të barabartë por vullneti i njërës palë nuk mund t’i mbivendoset palës tjetër. Vijimi i farsës duke ripërsëritur kërpëratat e 2020 në një reformë të njëanshme zgjedhore të paralajmëruar për të premten është një tjetër fasadë të atyre që për 22 muaj bllokuan reformën zgjedhore duke i mundësuar Edi Ramës zgjedhjet e 14 majit me të njëjtat problematika”, tha ai.
Opozita kërkon zëvendësimin e bashkëkryetarit Enkelejd Alibeajt me Oerd Bylykbashin dhe deputetëve të tjerë të “grupit Basha”, në komisionin për reformën. Ndërsa mazhoranca, deri më tani është shprehur se puna për reformën do të vijojë në mënyrë të njëanshme.