Connect with us

Politike

Bardhi: Pushteti i Ramës është i lëkundur, vrimë e zezë që një ditë do shpërthejë

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD, Silvi Bardhi e ftuar në studion e Panorama TV thotë se aksioni opozitar që ka nisur në Parlament do të vazhdojë.

E ndalur tek Kuvendi i 2 dhjetorit, Bardhi u shpreh se të gjithë demokratët janë të ftuar, pasi ata janë në shtëpinë e tyre dhe secili duhet të japë kontributin e vet.

Ajo thekson se opozitës i është mbyllur cdo e drejtë në Parlament, ndërsa theksoi se “pushteti i Ramës është i lëkundur, është si një vrimë e zeze që një ditë do shpërthejë”.

“Të gjithë janë jo të ftuar, po janë në shtëpinë e demokratëve. Ajo që ka rëndësi është se të gjithë janë të mirëseardhur për të dhënë kontributin e tyre. Është momenti që secili të flasë në gjuhën e tyre për të bërë opozitë. Secili nga ne duhet të bëjë misionin e tij që ka për të bërë.

Në këtë moment që ne ndodhemi më vjen mirë që opozita është e bashkuar në një aksion parlamentar. Edi Rama nuk është vetëm retorike, ai ka kapur çdo institucion në mënyrë arrogante.

Këtu flas për dritaren e vetme që ka opozita, që është parlamenti. Kur parlamenti kthehet në institucion privat dhe opozitës i mohohet e drejta e fjalës, e drejta e hetimit parlamentar, kjo është për të menduar se situata nuk është normale. Nëse Rama mendon se duke paralizuar mendimin, të vërtetën edhe njerëzit do të bien në gjumë, kjo do të ketë bumerangun e vet.

I gjithë ky pushtet i mbajtur është një vrimë e zezë që do të shpërthejë një ditë.

Në këtë moment, kur opozita është në kushtet më ekstreme, në momentin kur nuk ke një mundësi për tu shprehur, opozita vetëm fjalën ka, sepse pushteti është i përcaktuar nga mazhoranca. Kur kemi edhe reflektim nga ambasada, kjo duhet thënë se pushteti i Edi Ramës është i lëkundur”, tha Silvi Bardhi në Panorama TV.

Advertisement