Politike
Bardhi sfidon Ramën: Eja në interpelancë për “Xibrakën”, përmbajtjen e dosjes nuk e kundërshtove
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu përgjigj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, duke e sfiduar këtë të fundit. Bardhi thotë se kryeministri nuk e kundërshtoi përmbajtjen e dosjes.
“Në përfundim të mbledhjes së sotme të Grupit, jam në këtë komunikim me ju për t’ju informuar jo vetëm për vendimet, por edhe mbi atë që ndodhi në Konferencën e Kryetarëve apo pas kësaj mbledhjeje. Më në fund, pas 6 ditësh, kryeministri Edi Rama, e theu frikën e parë dhe vendosi të mos fshihet pas deklaratave me shkrim që bënte në emër të të vëllait. Është hap pozitiv që vendosi të reagojë. Por që të ruajë statusin si kryeministër, duhet të thyejë dhe frikën tjetër, atë të zbatimit të Kushtetutës dhe Rregullores, për të ardhur në interpelancë
Unë Edi Ramën e kam thirrur për të informuar opinionin publik, nëse nga policia e shtetit shërbimet sekrete, ka marrë apo jo informacion për përfshirjen ose jo në laboratorin e drogës në Xibrakë dhe shoqërimin e tij me këta trafikantë. Dënimi, fajësia ose jo është vendim i drejtësisë, jo i një personi që kryen një krim. Jo me fjalë të Gazment Bardhi por me dosje që ndodhen në Prokurore. Rama nuk ka guxuar të kundërshtojë përmbajtje qoftë edhe një fjalë të dosjes që ndodhet në Prokurori”, tha Bardhi.