Connect with us

Politike

Barometri/ Veliaj, më i preferuar se Rama

Shqiptarët më shumë pëlqejnë Erion Veliajn, kryebashkiakun e Tiranës, sesa kryeministrin Edi Rama.

Të pyetur nga barometri në “Euronews Albania” në muajin dhjetor 2022, 56.3%  e tyre kanë shprehur mendim negativ për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa 36.8% kanë shprehur mendim pozitiv.

Barometri/ Veliaj, më i preferuar se Rama

Po në të njëjtin muaj, në dhjetor 2022, për Erion Veliajn, i cili do të kandidojë sërish me 14 maj për Bashkinë e Tiranës, 33.3% e qytetarëve kanë qasje pozitive ndaj figurës së tij, ndërsa mendim negativ kanë shprehur 53.4% e qytetarëve.

Barometri/ Veliaj, më i preferuar se Rama

Sipas të njëjtit barometër nga muaji qershor deri në muajin dhjetor 2022, është shtuar përqindja e qytetarëve që kanë mendim negativ për Ramën.

Në muajin qershor qytetarët kishin qasje pozitive ndaj kryeministrit në masën 51.5%, në shtator 40.6%, në tetor, 38.5 % dhe në dhjetor 36.8%. Pra, mendimi pozitiv ka ardhur në rënie.

Barometri/ Veliaj, më i preferuar se Rama

Nga 47.4 % e qytetarëve që kishin mendim negativ për kryeministrin Edi Rama në muajin qershor, në muajin dhjetor 2022, është shtuar përqindja e qytetarëve, duke shkuar në masën 56.3 %.

Barometri/ Veliaj, më i preferuar se Rama

Ndryshe ndodh me Erion Veliajn, ndaj të cilit është shtuar mendimi pozitiv i qytetarëve nga muaji shtator në dhjetor 2022.

Në muajin qershor, 35.6% e qytetarëve kishin mendim pozitiv për Veliajn, në shtator pëlqehej nga 33.9 për qind e qytetarëve, në tetor, nga 30 % e qytetarëve, pra me rënie.

Dhe për dy muaj, ndryshe nga Rama që ka njohur vetëm rënie përballë qytetarëve, Veliaj ka dalë më i preferuari.

Kështu, në muajin dhjetor 2022, 33.3 % e qytetarëve kanë shprehur mendim pozitiv.

Barometri/ Veliaj, më i preferuar se Rama

Nga 61.9% e qytetarëve që mendonin negativisht për Veliajn në qershor, ky numër ka rënë me 53.4 %./CNA.al

Barometri/ Veliaj, më i preferuar se Rama

Advertisement