Shkrime
Barot Pahor shfaroset nga lista e emisarëve për dialogun Kosovë-Serbi
Anëtari i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ish-ambasadori Srećko Gjukiç thekson për Kosovo Online se Borut Pahor, apo kushdo tjetër që bëhet ndërmjetësues i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, duhet të ndryshojë metodologjinë e negociatave, sepse metoda diplomatike e përdorur nga Borell dhe Lajçak deri më tani “nuk ka dhënë rezultate të mjaftueshme”.
Duke komentuar faktin se Pahori u “shfaros” nga lista, ter pakten tani per tani dhe Lajçakut iu vazhdua mandati, Gjukic vlerësoi se këtu “padyshim ka disa politika”, por se është e vështirë të vlerësohet se çfarë lloji dhe në çfarë mase.
“Ajo që është e qartë është se qeveria evropiane dhe Komisioni Evropian nuk janë formuar ende dhe pozicionet aty nuk ende të sigurta, megjithëse tre ose katër pozicione drejtuese janë të qarta, kështu që unë personalisht mendoj se Borut Pahor do të jetë përpara të gjithëve per tu caktuar si emisar ne dialogun Kosove-Serbi” – deklaroi Gjukiç dhe kujtoi se Pahor ka një vlerësim të lartë në Evropë dhe rajon.
“Ai nuk ka asnjë gjurmë negative pas vetes, përkundrazi. Është pritur mirë kudo. Ka udhëhequr një politikë të arsyeshme, të balancuar dhe e ka përmbushur qartë rolin e tij si president i Sllovenisë. Ai nuk është një politikan nga ndonje lloj ekstremi. Mendoj se ai është një njeri me dinjitet, i cili mund t’i përgjigjet shumë sfidave.” – theksoi Gjukic.
Sipas tij, Pahor apo kushdo tjetër – në rast se bëhet i dërguar i BE-së për dialog – duhet të ndryshojë metodologjinë e negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, sepse, Lajçak dhe Borell për një kohë të gjatë kanë përdorur një metodë diplomatike që nuk ka dhënë rezultate të mjaftueshme.
“Është një lloj metodologjie e përzier, mes diplomacies me negociata dhe asaj qe quhet ‘diplomaci anije’, ne te cilen bisedimet zhvillohen here ne Bruksel, here ne Beograd e here në Prishtinë. Le te kujtojme se Marreveshja e Brukselit dhe aneksi I Ohrit u arritën në një periudhë intensive, relativisht të shkurtër prej dy ose tre muajsh, me dy dokumente të mëdha, dhe mendohej se ky ritëm do të vazhdonte“- vlerësoi Gjukic……………
Ai theksoi se Prishtina ka “arritur shumë” deri më tani, por se ende ka një obligim madhor që nuk po e përmbush fare, që është formimi i asociacionit, nga e cila, në çdo variant, me Kurtin apo pa Albin Kurtit, nuk mund të ikë detyrimit”.
Ai theksoi gjithashtu se nga ana tjeter Beogradi zyrtar hiqet sikur nuk ka rene dakord per asgjë, “sikur nuk ka patur as Ohër, as Bruksel 1, as Bruksel 2, as dhjetëra takime të tjera”.
“Ata kane nje fare shprese se do të vijë një situatë e re gjeopolitike dhe ndërkombëtare, do kete disa rrethana të reja dhe gjithçka që është rënë dakord do të bjerë në ujë brenda natës” – deklaroi Anëtari i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe ish-ambasadori Srećko Gjukiç.