Rajon
Barrikadat/ Vuçiç reagon pas deklaratës së Ramës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka reaguar këtë të premte në lidhje me deklaratën e një dite më parë të kryeministrit Edi Rama mbi heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.
Një ditë më parë, Rama u shpreh se pas 434 vjetësh, kuptimi i barrikadës hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA.
Ndërkohë, Vuçiç e quajti këtë deklaratë si cinike.
“Ne mendojmë ndryshe për Kosovën. Më duket interesante se sa cinike ishte vërejtja e tij. Ju kujtohet se ka pasur konflikte, kështu që kanë vrarë policë, edhe kur vret dikë, nuk je vrasës, por merr amnisti dhe bëhesh krahë politikë.
Askush nuk vrau njeri këtu, njerëzit shprehën protestën e tyre. Pse ata që shprehën në mënyrë paqësore vullnetin e tyre nuk duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë?”, deklaroi Vuçiç.