Connect with us

Politike

Basha nuk duhet të kthehet më në PD si kryetar

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se Lulzim Basha nuk duhet të kthehet më në PD në postin e kryetarit.

Ai u shpreh se për sa kohë nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë nga ato të momentit që Basha dha dorëheqjen një akt i tillë nuk ka pse ndodh.

Redi Sheu: Maxhoranca duhet të gllabërojë pjesën tjetër. Këtu është problemi brenda PD. Berisha duhet të mësojë të bashkëjetojë me të kundërtin politikisht? Pse po harxhojmë minuta me dëshirën për një kandidat të përbashkët kur kjo është e pamundur. Nga të dy palët vunë kushte. Një palë me primaret dhe një me 6 pikat.

Pse ju do ti shërbeni sistemit e jo demokratëve? Sepse janë ndarë aq sa nuk është e mundur e kundërta. Sistemit ti shërbeni duke qenë se keni të drejtën politike si një njësi elektorale që në zgjedhje do jetë një masë e konsiderueshëm, keni edhe te drejtën të përfaqësohet, si fraksion nuk besoj, si njësi me konture politike. Brenda PD duke i shërbyer sistemit si kur i dolën kundër Berishës hera e parë në 30 me përjashtimin, akt politik i pa ndodhur më pranë dhe e dyta i tha Bashës ik. Njësi e papërlyer me figura të reja, shpresë brenda PD për të riformatuar lidershipin politik.

Sulo: Nuk ndaj të njejtën ide. Mendoni që Basha duhet të kthehet në krye të PD?

Alibeaj: Jo për sa kohë që duke u tërhequr bëri aktin e vet

Sulo: As emrin nuk ja përmendni Berishës

Alibeaj: Jo pa qëllim. Sa kohë nuk ka ndryshuar asgjë nga situata kur ai dha dorëheqjen, nuk ka pse kthehet.

Për faktin që nuk i përmend emrin është se së pari gjatë të gjithë kësaj kohe, u ndodhëm në një linçim verbal dhe nuk kthyem asnjë përgjigje vetëm për fisnikëri politike nuk hodhën aspak benzinë zjarrin që vjen nga pala tjetër.

Advertisement