Politike
Lulzim Basha projekton ‘Perandorinë, nis punën Kuvendi Kombëtar

Grupi i Lulzim Bashës mbledh sot Kuvendin Kombëtar. Mësohet se gjatë mbledhjes së Kuvendit, fillimisht do të mbajnë fjalime disa të rinj. Më pas do të mbajë fjalën e tij gati 1 orë kreu i gruoit Lulzim Basha. Pas fjalës së Bashës, do të prezantohen ndryshimet statutore. Komisioni i Ndryshimeve Statutore do sqarojë ndryshimet e bëra ndërsa do të votohet me ngritje kartoni për këto ndryshime nga delegatët. Po ashtu do të votohet këshilli i ri kombëtar dhe teksa do të ketë fjalime të hapura njëkohësisht do të votohet. Deputetët që pritet të marrin pjesë:
1. Lulzim Basha
2. Oriola Pampuri
3. Andia Ulliri
4. Merita Bakiu
5. Kreshnik Collaku
6. Flutura Acka
7. Enkelejd Alibeaj
8. Eralda Bano
9. Arbi Agalliu
10. Selaudin Jakupllari

