Politike
Basha shpërndan shifrat e Altin Dumanit: Vijon pakti Rama-Berisha kundër drejtësisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duke shpërndarë fjalën e kreut të SPAK-ut në Kuvend i cili po raportonte shifrat e përfituesve nga amnistia e quajti pazar mes Ramës dhe Berishës, ligjin për Amnistinë Penale.
Sipas Bashës shifrat e kreut të SPAK heqin dyshimet për ujdinë Rama-Berisha kundër drejtësisë.
Deputeti thotë se marrëveshja vijon me sabotimin e Reformës Zgjedhore, marrjen e vulës së PD-së dhe goditjen ndaj SPAK-ut.
“Kushdo që kishte ndonjë dyshim për pazarin Rama-Berisha kundër drejtësisë, tanimë, i ka me fakte.
117 persona të dënuar ose në ndjekje penale për korrupsion nga SPAK/ GJKKO përfituan nga amnistia Rama-Berisha.
40 persona të dënuar për korrupsion u liruan.
65 të dënuar për korrupsion përfituan zbritje dënimi.
12 persona u përjashtuan nga ndjekja penale për korrupsion.
Pazari i nisur me amnistinë vazhdoi me sabotimin e Reformës Zgjedhore, me vulën dhe vijon me goditjen ndaj SPAK-ut.
Thelbi i marrëvshjes është që Rama të mbaj pushtetin, ndërsa Berisha të vijojë teatrin, gjasme, opozitar”-shkruan Basha teksa shpërndan videon më poshtë: