Kosova
Bashkëjetonte me një vajzë 16-vjeçare, në pranga një burrë
Një shtetas është vënë në prangat e policisë së Kosovës, pasi akuzohet se bashkëjetonte me një vajzë të mitur.
Sipas njoftimit të policisë, vajza ishte vetëm 16-vjeç, dhe është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në paraburgim.
“BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN 16 VJEÇ – Prizren Me 30.09.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se gjatë muajit Korrik ka kryer veprën e cekur, duke bashkëjetuar me viktimën e mitur femër kosovare. Pas intervistimit të palëve, në prezencë edhe të zyrtarit të QPS-së, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar,” thuhet në njoftimin e policisë.