Connect with us

Politike

‘Bashkëpunëtor i Ramës’, Kapllanaj i zhgënjyer me Berishën: Më hodhi poshtë…

Agron Kapllanaj, kandidat i Enkelejd Aliebajt për Bashkinë Mallakastër duket se nuk i ka pritur mirë akuzat e ngritura ndaj tij nga Partia Demokratike e Sali Berishës. Në një intervistë për “Euronews Albania”, Kapllanaj tha se Sali Berisha hodhi poshtë të gjithë kontributin e tij 32-vjeçar në këtë parti, por shtoi se nuk do të merret me fyerjet e kundërshtarit.

Nuk është se nuk jam me Berishën se më të kam qenë 32 vite, kam sakrifikuar për të unë dhe gjithë familja ime bashkë me të afërmit e mi. Por ja ku vjen një ditë që të gjitha të hidhen poshtë, harrohen. Tani nuk jam i mirë as për Berishën dhe as për një pjesë të vogël të atyre që e rrethojnë dhe artikulojnë akuza të pavërteta. Por politika shqiptare është e ndërtuar me akuza, fyerje, sharje. Unë s’i përkas kësaj kategori njerëzish në radhë të parë, e më pas as këtij lloj politikani,”- tha Kapllanaj.

Advertisement