Politike
Bashkëpunimet me arkitektët ndërkombëtarë, Rama: Stazh perfekt për studentët tanë

Edi Rama: Duke arritur që të shtosh vlerën e produktit final, tjetër është kur e shet në gropë, tjetër kur e shet në fund. Ka nga ata që apartamentin e blerë në gropë, e rishesin kur mbaron pallati. Fiton ai që e ka blerë në gropë. Kjo në aspektin e interesit publik ka të bëjë me cilësinë dhe kohën në të cilën realizohen projektet.
Investitorët duan kohën, nuk mund t’u japësh një projekt për një godinë në Tiranë dhe pastaj projekti të marrë 10 vite. Ata duan të dinë kur fillon, kur mbaron. Koha është e rëndësishme. Duhet të dihen edhe kapacitetet ndërtimore të kompanive, me krahun e punës që është bërë shumë i çmuar. Do të bëhen monitorim me dronë.
Kjo është shkollë e jashtëzakonshme për të gjithë arkitektët tanë që duke punuar me këta mjeshtra marrin zanatin jo më nga bankat e shkollës, por me ata që punojnë në kohë reale me projektet. Për të shkuar dhe për të bërë një stazh në studiot e atyre arkitektëve, është e pamundur, ne kemi krijuar kushtet që të gjithë arkitektët tanë të bëjnë një stazh në kushte reale. Në 5-10 vitet e ardhshme, Shqipëria do të ketë të paktën 1-2 arkitektë të mëdhenj. Shkolla jonë e arkitekturës nuk është ndër më të mirat në botë. Edhe sikur të ishte, nuk mësohet në bankat e shkollës ajo që mësohet në praktikë. Shans i madh të punosh me këta njrëz, duhet t’i mbajmë të lidhur me vendin tonë duke punuar besnikërisht me ta, duke mos tradhtuar atë energji dhe punë që ata bëjnë për projektet këtu, duke devijuar nga projektet.

