Bota
Bashkëpunimi i jashtëzakonshëm/ Netanyahu zbulon rolin sekret të SHBA, a do rrëzohet Khamenei?

Gjatë një vizite në Qendrën Mjekësore Soroka në qytetin Beer Sheva, e cila u dëmtua nga sulmet iraniane, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Shtetet e Bashkuara “po ndihmojnë” në konfliktin e vendit të tij me Iranin.
“Ata po marrin pjesë në mbrojtjen e hapësirës ajrore të Izraelit”, tha Netanyahu për CNN.
“Mendoj se është një bashkëpunim i jashtëzakonshëm”, shtoi ai.
Kryeministri u pyet nëse Izraeli po synon rrëzimin e regjimit iranian.
“Ky mund të jetë rezultati, por varet nga populli iranian të ngrihet për lirinë e tij. Liria nuk vjen kurrë pa kosto”, tha kryeministri.
“Ne mund të krijojmë kushte qëmund t’i ndihmojnë ata ta bëjnë këtë”, përfundoi Netanyahu.

