Connect with us

Aktualitet

Bashkëpunimi i prokurorit me Behar Bajrin: Miku yt është dhe i imi

Detaje nga dosja hetimore për operacionin ‘Metamorfoza’ kanë dalë. Në dosjen hetimorezbardhet roli i drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, i cili bashkëpunonte me Behar Bajrin dhe mbyllte çështje që i kërkonte ai. Lita në përgjimet, njoftim Bajrin për një dosje të ‘Drinit’ që do ta mbyllë ai. Po ashtu një rast tjetër është dhe kur Lita kthen masën e sigurisë për një të arrestuar nga ‘arrest me burg’ në detyrim paraqitje, rast në të cilin ai paguhet.

Pjesë nga dosja hetimore:

Xhevahir Lita sipas çertifikates personale banon ne rrugen Ligor Lubonja ne Njesine Administrative Tirane, kjo rruge eshte degezim i rruges “Shefqet Ndroqi” qe te dergon ne spitalin Shefqet Ndroqi “ish senatoriumi” dhe si rruge eshte e kufizuar me rrethimin dhe hyrjen jugore te “Varrezave te deshmoreve”. Pas takimit me MHSE7L ku dyshohet se ka vene ne dijeni Behar Brajoviq se i;ka ndodhur me Astmer Bilalin, ne oren 20:33:59 TIV9E3 komunikon me 62Y87A dhe e njofton qe ka dale ne kerkim dhe se si do veprohet me tej lidhur me i;ka ndodhur gjate procesit dhe se kur do ndyshoj masa ” … ke dal ne kerkim …me shehu …se pote kapin…deri ne tetor kryn pun… “. 

Me date 27.07.207.2020, TIV9E3 ndodhet ne Tirane dhe njofton MHSE7L qe kane derguar dosjen tjeter ne Shkoder, dosjen qe ka pasur ne Tirane. MHSE7L le takim per neser dhe lidhur me dosjen dergon mesazhin “…ok por nuk e marr une ate se nuk jam i gatshem … ” 

Me date 28.07.2020, TIV9E3 ne oren 11:20:50 njofton MHSE7L te shkoj tek “Rozafa” pasi ndodhet aty. Ne oren 15:01:38 MHSE7L i dergon mesazhet ” …kam lane syzet aty…ku hangra buk poshte … “. Nga ky komunikim ka dyshime se Behar Brajoviq dhe Xhevahir Lita kane drekuar bashke. 

Me date 13.10.2020 TIV9E3 komunikon me MHSE7L dhe diskutojne lidhur me dii;ka qe kane folur bashke me pare. TIV9E3 i thote qe “Drini” ndodhet ne Gjerrnani dhe se nese duhet me ardh vjen. Lidhur me kete, MHSE7L i kthen pergjigje ” …desha ta mbyll une se mund te trasferohem e ngel pastaj e nuk ta ben kush…problemi eshte me shume te ai qe eshte ne itali se ai ka bere aplikimin …se typo te kaloj …nuk eshte pune telefoni …duhet me dhene deklarim …te shikoje mundesine e te vij”… “. TIV9E3 e njofton se neser doe marri ne telefon dikush dhe po ja pret bileten “Drinit”. 

Me date 17.10.2020, MHSE7L i shkruan dhe ve ne dijeni se i ka ardhur per mase nga Krimet e Renda “G.Vaso”, te cilin TIV9E3 e identifikon si “Gent Vaso”, dhe e pyet nese e njeh. TIV9E3 i thote qe e njeh e ka shok, i kerkon t’ja kthej masen e sigurise ne detyrim paraqitje. MHSE7L i thote qe eshte per mase sigurimi arrest ne burg, por TIV9E3 mohon qe te kete vepra te renda pasi ne dijenine e tij ka vetem 20 fishek, I gram bar. MHSE7L kerkon qe te lexoj dosjen hetimore dhe me pas do flasi me TIV9E3, eve ne dijeni se dosja ka ardhe te premten (16 Tetor). TIV9E3 i thote qe nuk kursehet per “G.Vaso” dhe MHSE7L e kupton. Dyshohet se biseda e bere nga Behar Brajoviq, nenkupton qe ofrohen para ne rast te caktimit te mases se sigurimit ne detyrim paraqitje. TIV9E3 i kerkon qe te takohet me vellane e “G.Vaso” diten e hene dhe MHSE7L pranon. Pas kesaj TIV9E3 dergon mesazhet edhe per nje problem tjeter ” …po puna jorit …puna lekve … “. Ne perfundim te bisedes MHSE7L i ve ne dukje TIV9E3 se mund te levize” dhe te merret me “Drinin”, dergon mesazhet ” …edhe kete te atij pertej mos e le mbas dore ti vihemi e ta bejme se nuk eshte e lehte …tipyesim njerzit dhe te bejme sic duhet …se mund te leviz e pz nuke ben kush… “.

Me date 19.10.2020, TIV9E3 ne oren 18:09:30, dergon mesazhet lidhur me rastin e “G.Vaso “‘. ” …qa kena met dhan per pun tij meja kthy deturim paraqitjet …me tha ky shoku si ike than ito dit caktohet gjygji … “, MHSE7L i kthen pergjigje ” … ej mos i bej keto gabime me mua…mos me thuaj ca kena mete dhene se me ofendon…mikujot eshte dhe miku im… “. Ne vazhdim TIV9E3 i nderhyn edhe per nje person tjeter te quajtun “Elton Dushaj”, lidhur me kete person shprehet se nuke ka miqesi dhe shprehet “ven qmim se me vjen mu keq po nuk vune qmim per kyt “. MHSE7L shprehet se nuk e ka ai kete person dhe nese e ka nuk i kujtohet. Ndersa per rastin e Jorides, letren e ka bere kete dite dhe e ka lene me numer avokati qe te vij ta terheqe. TIV9E3 e pyet se yfare “kafe” ti thote vellait te “G.Vaso” pasi eshte mete, por MHSE7L i kthen pergjigje ” … o ve/lai im une do bej timen a ai le te beje te veten mos i ve kushte …do e Zeme arrest ne shpi dhe doe kalojme ne gjyq shpejt qe ta mbarojme njeher e mire …eshte me mire keshtu …”./dosja.al

Advertisement