Connect with us

Aktualitet

Bashkëpunoi me Jurgis Çyrbjan, Apeli i GJKKO lë në qeli Ahmet Mashën

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar ankimin e Ahmet Mashës, i cili kundërshtoi masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë. Masha u arrestua më 20 tetor bashkë me kunatin e tij, ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi emri i tyre doli bisedat e aplikacionit Sky ECC.

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, i cili dorëzoi mandatin disa ditë para se t’i vendoseshin prangat u arrestua me urdhër të SPAK mbrëmjen e 20 tetorit. Bashkë me të u arrestua edhe kunati i tij, Ahmet Masha.

Çyrbja akuzohet për disa vepra penale: “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. Ish-deputeti ka strehuar Altin Hajrin dhe e ka ndihmuar me informacione për goditjet e Policisë.

Advertisement