Kronike
Dosja Habilaj/ Gjykata jep vendimin për Sokol Boden
Sokol Bode, ish-shefi i Postës së Dhërmiut, i arrestuar 11 gusht në Berat, pas 5 vitesh arrati ka dalë mëngjesin e kësaj së shtune përpara Gjykatës së Posaçme për t’u njohur me masën e sigurisë arrest me burg si dhe dënimin e dhënë në mungesë ndaj tij, nga shkalla e parë.
Pas dhënies së gjeneraliteteve përpara gjyqtares së posaçme Atalanta Zeqiri, kjo e fundit ka vendosur ndaj ish shefit të Dhërmiut vazhdimin masës së sigurimit ‘arrest me burg’.
Ai u arrestua në Berat mbrëmjen e 11 gushtit e më pas u transportua për në Tiranë.
Bode në prill u dënua me 8 vite heqje lirie për trafik të lëndëve narkotike e grup kriminal.
Sokol Bode kishte 4 ditë që ishte kthyer nga Britania, ku qëndronte i fshehur pas shpalljes në kërkim dhe dënimit në mungesë për përfshirje në trafik droge. Ai u shpall fajtor pasi SPAK e akuzonte si bashkëpunëtor të grupit të Habilajve.
Bode i hetuar në të njëjtën dosje me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, dhe ish drejtorin e policisë Vlorë Jaeld Çela të dy të dënuar me nga 3.4 vite burg.