Politike
Bashkia/ Alimehmeti nuk e mohon…
TIRANË– Mjeku Ilir Alimehmeti ka komentuar edhe një herë zërat që përfliten se do të kandidojë për postin e Bashkisë së Tiranës. Në një intervistë për ‘Euronews Albania’ ai tha se nuk ka bërë kurrë asnjë deklaratë zyrtare, ndërsa sa i takon njerëzve që flasin për një çështje të tillë, mjeku tha se i respekton mendimet, por çdo gjë kërkon kohën e vet.
“E vlerësoj atë dashamirësi padiskutim, por do kohën e saj çdo gjë. Çdo gjë vendoset në kohën e duhur, në momentin e duhur dhe situata aktuale, meqenëse ma bëtë pyetjen, do të thotë duhet të presim një proces që është quajtur primare,’ -u shpreh Alimehmeti.
Mjeku nuk konfirmoi asgjë, por nuk mohoi se ka mundësi të kandidojë për t’u bërë kryetari i ri i bashkisë Tiranë.