Politike
Bashkia e Himarës, Arqile Bollano merr funksionet e kryebashkiakut
Arqile Bollano do të marrë drejtimin e bashkisë së Himarës, pas vendimit të Këshillit Bashkiak.
Bollano u komandua në funksionin e kryebashkiakut me 12 vota pro, ndërsa Pervin Gjikuria u tërhoq nga gara.
Këshilltarët e opozitës nuk ishin pjesë e mbledhjes.
Bollano u komandua në krye të bashkisë pasi dy ditë më parë Blerina Bala, një tjetër e komanduar në funksionin e Kryebashkiakes, u dorëhoq.
Bashkia e Himarës në zgjedhjet e 14 majit të vitit të shkuar u fitua nga Fredi Beleri, megjithëse u arrestua dy ditë para zgjedhjeve për korrupsion zgjedhor. Beleri është dënuar nga shkalla e parë e GJKKO-së, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet në Apel.