Connect with us

Politike

Bashkimi i PD/ Çfarë ndodhi në 60 minuta

TIRANË– Për më shumë se 60 minuta, në një takim kokë më kokë mes Edi Palokës dhe Gazment Bardhit, duket se kanë mjaftuar vetëm për një shprehje vullneti për bashkim sërish, ndërmjet PD-ve, për kandidatë të përbashkët në zgjedhjet vendore të 2023. Kështu është shprehur i mandatuari i Sali Berishës, Edi Paloka, i cili nënkuptoi në prononcimin e shkurtër për gazetarët, se nuk është arritur asgjë konkrete në tavolinën e takimit, në një kafene në Tiranë.

‘Ju thashë, kur të kemi diçka për ju… do t’ju njoftojmë. Nuk ka dështuar takimi, është vullneti i përbashkët për të dalë me një kandidat. Të lutem kaq për sot.’- tha Paloka.

I mandatuari i grupit të Alibeajt, Gazment Bardhi, nuk pranoi që të thotë asnjë koment për mediat në lidhje me atë se çfarë diskutuan.

Edi Paloka (nga grupi Berisha) dhe Gazment Bardhi (nga grupi Alibeaj) zhvilluan një takim për më shumë se 60 minutash, në një kafe pranë Kuvendit, për të biseduar mbi gjetjen e gjuhës së përbashkët sesi PD-ja do të bashkohet për të dalë me një kandidaturë të vetme në zgjedhjet vendore të 2023

Një ditë më parë, në pritje të nisjes së bisedimeve mes dy grupimeve, deputetët e PD-së u shfaqën së bashkë në dyert e Gjykatës së Apelit, në mbështetje të kolegut Ervin Salianji që gjykata të jap vendimin final.

Mirëpo, paralelisht me tentativat për të shmangur skenarin e 6 marsit, dy kampet brenda PD po punojnë edhe për planin B, atë të daljes me kandidatët e tyre. Sali Berisha e ka deklaruar publikisht rrugën e tij. Takimet tashmë kanë nisur dhe primaret në qytetet kryesore do të nisin shpejt, pa pritur pafundësisht rezultatin e negociatave Paloka-Bardhi.

Grupi tjetër, dirigjent kryesor të takimeve ka Lulzim Bashën, ndonëse ky i fundit hoqi dorë nga drejtimi I partisë që në muajin mars. Report Tv ka mësuar mbi disa takime që ish kryedemokrati ka zhvilluar në degët e PD për zgjedhjet e ardhshme lokale. Më të rëndësishmet ishin ato me ish drejtuesit e PD në degët e qyteteve të veriut dhe jugut, 2 javë më parë ku Basha u përball nga të vetët edhe me qëndrimin se nuk duhet të mendojë rikthimin në krye të demokratëve.

A dështoi takimi për bashkimin e PD-së? Ja si përgjigjet Paloka

I mandatuari i Sali Berishës, për dialogun në kuadër të bashkimit të Partisë Demokratike Edi Paloka, në një prononcim të shkurtër për gazetarët tha se takimi nuk ka dështuar dhe se po diskutojnë të kenë kandidatë të përbashkët.

‘Ju thash kur të kemi diçka për ju do t’ju njoftojmë. Nuk ka dështuar takimi, është vullneti i përbashkët për të dalë më një kandidat. Të lutem kaq për sot.’- tha Paloka.

Përfundon takimin me Palokën, Bardhi ‘kyç’ gojën për mediat

Ka përfunduar takimi ndërmjet Gazment Bardhit dhe Edi Palokës, i cili zgjati për gati 1 orë e 30 minuta. Në daljen e tij deputeti demokrat Gazment Bardhi nuk preferoi që të japi asnjë detaj në lidhje me bisedën e zhvilluar, për bashkimin e PD-së për zgjedhjet vendore.

 

 

Advertisement