Politike
Baton Haxhiu: Përveç Ramës, të tjerët të vishen trashë
Pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, analisti Baton Haxhiu ka deklaruar se shumica e zyrtarëve të lartë që kanë dosje penale në SPAK, do kenë të njëjtën pasojë.
Ai u shpreh me siguri se “paprekshmëria e ka prekur fundin”. Nga ana tjetër, gazetari Artan Hoxha tha se të gjithë do të përballen me ligjin, përveç Kryeministrit.
Baton Haxhiu: Shqipëria po hyn në fazën kur paprekshmëria e ka prekur fundin. Dhe sipas asaj që unë kam informacion, nuk janë të paktë, nuk do mbetet më askush i paprekur dhe do të pësojnë fatin e zotit Dako shumica e atyre që kanë dosje penale në SPAK.
Blendi Fevziu: Si, si? Njerëz të rëndësishëm politikë po flasim?
Baton Haxhiu: Ata të kaluar dhe këta të tashëm! Nuk janë pak, ma besoni. Dako është model më shumë i një jehone ose presioni publik që vjen nga Prokuroria dhe Gjykata, që vjen dhe nga publiku dhe realisht është një lloj modeli i “këputjes së qafës”.
Blendi Fevziu: Pra, ti paralajmëron stinë të nxehtë nga vjeshta?
Baton Haxhiu: Jo e nxehtë, por nuk do të ndalet!
Blendi Fevziu: Stinë përvëluese? Me zyrtarë të lartë?
Baton Haxhiu: Ma beso, nuk do të ndalet!
Blendi Fevziu: Cila është dera e fundit?
Baton Haxhiu: Unë jam aq i përgjegjshëm sa mos të flas me emra.
Artan Hoxha: Heqim Ramën, të tjerët…të vishen trashë!