Connect with us

Politike

Batoni tregon se kush do të jetë socialisti që do të trashëgojë PS-në

Gazetari dhe analisti, Baton Haxhiu i ftuar në një intervistë televizive, duke folur për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 majit, është shprehur se, Rama e ka vendosur veten në krye të fushatës, sepse nuk e ka përcaktuar ende se kush do të jetë trashëgimtari i tij në PS.

“Do ndaloj në disa elementë të kësaj fushatës. E para, që duhet të krijojë një fushatë është besimi. E dyta është se nuk ka fushatë mes kandidatëve lokalë, nuk ekziston, as për programin, as çfarë ka ndodhur në 4 vitet e kaluara.

Fushata është për mandatin e 4-të. Figura e Ramës me të gjithë kryetarët e bashkive, po tregohet qartë se në PS-ja ende nuk është përcaktuar për trashëgimtarin e saj. E ky fakt, sjell që figura e Ramës është duke u përgatitur për pas datës 14 maj.
Për faktin që fushata ka liderin dhe një kandidat për bashki, kjo i bie se njerëzit që kanë besim tek Edi Rama, po shikojnë liderin e PS-së si kandidat për mandatin tjetër’’, tha Baton Haxhiu.
Advertisement