Connect with us

Sport

Bayern Munchen me tolerancë zero, shkarkon Kahn dhe Salihamidzic

Hasan Salihamidzic dhe Oliver Kahn nuk janë më pjesë e Bayern Munchen. Edhe pse mungon njoftimi zyrtar, mediat janë të bindura për largimin e tyre.

Klubi gjerman i cili fitoi titullin kampion të Bundesligës këtë pasdite nuk ka lejuar dyshen as për të festuar, duke i shkarkuar me efekt të menjëhershëm.

2 drejtuesit shihen si fajtorët kryesorë në dështimin e Bayern Munchen në Champions League, në largimin e Nagelsmann, si dhe në shumë çështje të tjera.

Tani presim vetëm njoftimin zyrtar, pas një sezoni të zhurmshëm dhe jo pozitiv. Megjithatë, Bayern është kampionë e Gjermanisë dhe kjo do të thotë…diçka.

 

 

Advertisement