Connect with us

Sport

Bayern nuk heq dorë, përdor kartën Pavard për Vlahovic

Në Itali, vijojnë të insistojnë, Bayern Munich nuk ka hequr dorë nga Dusan Vlahovic, por këtë periudhë po negociojnë për të ulur kostot e kartonit. Bayern nuk është tërhequr nga negociatat, por e sigurt është se nuk kanë ndërmend të paguajnë 80 milionë euro për të siguruar kartonin e Vlahovic, aq sa kërkon Juventus. Drejtuesit e klubit gjerman janë të gatshëm të fusin në negociata Benjamin Pavard, në mënyrë që të ulin kostot.

Pavard është një emër që në Torino pëlqehet shumë. Jo vetëm Vlahovic, Bayern Munich po kërkon edhe qendërmbrojtës në Itali. Sipas Sky Sport, kampionët e Bundesligës janë futur fuqishëm në garë për të siguruar shërbimet e Kim Min të Napolit, i vlerësuar si mbrojtësi më i mirë i Serie A.Bayern është gati të paguaj klauzolën e largimit për të shmangur konkurrencën, mbi të gjitha nga Premier League.

Advertisement