Connect with us

Sport

Bayern nuk vonon, “bavarezët” gjejnë zëvendësuesin e Pavard

Vetëm pak orë më parë, “bavarezët” e Bayern Munich zyrtarizuan shitjen e mbrojtësit francez Benjamin Pavard, te “zikaltërit” e Inter për vlerën e 32 milionë eurove dhe tashmë janë në kërkim të një lojtari të ri kualitativ për repartin defensiv.Sipas raportimeve më të fundit të mediave gjermave, kampionët e Bundesliga janë shumë pranë akordit me “blutë” e Chelsea, për kartonin e mbrojtësit anglez Trevoh Chalobah, me këtë të fundit që nuk është në planet e tekniku Maurizio Pochettino.Përfaqësuesit e dy ekipeve kanë filluar negociatat dhe pritet që shumë shpejt të arrihet akordi mes tyre dhe të caktohet data për vizitat mjekësore e më pas prezantimi i lojtarit me fanellën e “bavarezëve” gjermanë.

Advertisement