Connect with us

Pinknews

BBV/ Antoneta përballet ashpër me Luizin

Mbrëmjen e shkuar, Antoneta dhe Luizi janë përfshirë në një debat të ashpër brenda shtëpisë së Big Brother. Teksa këngëtari e provokonte duke i thënë se duhet të dilte nga shtëpia, Antoneta nuk duroi dot më dhe i tha se ndihet nën presion. Ajo u shpreh se ka dashur 3 herë të largohet nga shtëpia prej debateve me të. Teksa Luizi ruante qetësinë, Antoneta u ngrit dhe u largua nga oborri, pa veten në pasqyrë dhe u kthye për t’i thënë që tani nuk i dalin më as lot.

Diskutimi:

Antoneta: Jam lodhur, kam gjithë këto ditë që përpiqem mos të të flas fare dhe ti ma nxin jetën.

Luizi: Merr valixhet dhe ik pra.

Antoneta: Do të më nxjerrësh duke më nxirrë jetën? Bravo! Ça po pret, 3 herë kam dashur të iki prej kësaj shtëpie prej presionit që ti bën. Bravo , do të thuash e bëra për të qarë, bravo! Kë bërë shumë lojë të mirë, unë kam pasur shumë respekt për lojën që bën po kur e3rdha këtu e kuptova se kush je. Bravo, kështu vazhdo je fituesi.

Luizi: Do ikësh tani?

Antoneta: Nuk po qaj jo.

Olta: Mos e lër debatin, je super, vetëm qetësohu, je super ja ke mbyllur gojën komplet.

Antoneta: Dhe faleminderit se me gjithë këto presione që ke bërë nuk më doli më asnjë lot, aq shumë më ke stërvitur.

Luizi: Po në turinj pse më vjen? Do ikësh tani?

Antoneta: Erdha që të më shohësh në sy.

Advertisement